Gjesti për rrugëtimin në Big Brother: Kam mësuar të mos dorëzohem

PUBLIKUAR

Edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania tashmë po i vjen fundi.

Konkurrentët së fundmi kanë ndarë me publikun se çfarë kanë mësuar në këtë rrugëtim dhe se çfarë do të marrin me vete.

Gjesti ka ndarë disa gjëra me publikun që ka mësuar në këtë format, që nuk do ta besonte kurrë se do i bënte jashtë.

 

“Kam mësuar që në sfidën që e kam pasur me ndejt 16 orë, nuk e kam menduar se do ta bëja. E kam pasur gjithmonë durimin armën më të fortë, por që e kam aq shumë se kisha besuar ndonjëherë”, u shpreh ai.

Blero: Nëse nuk fiton Gjesti, kam diçka për t’iu thënë të gjithëve

Theksoi tutje: “Kam mësuar si të dua si të sillem me njerëzit. Kam mësuar edhe shumë gjëra të tjerë, kam mësuar të jem i fortë. Do të marrë me vete një Besart të përmirësuar. Një Besart që nuk i ka pasur dy lidhje që i ka tani dy lidhje, u mësova”.

 

Gjesti mes tjerash shtoi: “Kam mësuar të dua vendin tim kjo është më e rëndësishmja. Kam mësuar që unë nuk dorëzohem çkado që më del përballë po zgjodhem, nuk do të dorëzohem deri në kiamet”.

Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 4 vlen të ceket se mbahet më 19 prill. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Vajzë apo djalë? Dafina zbulon gjininë e foshnjes

Dafina Zeqiri, sapo ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e shumëpritur duke zbuluar...

Selin Bollati feston ditëlindjen e 24-të, DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

Fituesja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Selin Bollati, ka festuar ditëlindjen...

Dy duart e fashuara e këmbën e thyer, e bija tregon për gjendjen e Sinan Vllasaliut pas aksidentit

Këngëtari kosovar, Sinan Vllasaliu, ka pësuar një aksident në trafik. Vajza e tij, Edona,...