Gjesti “kërcënon” në Big Brother VIP Albania: Nëse as unë e as Egli s’shkojmë në finale, do e djeg me benzinë shtëpinë

PUBLIKUAR

Në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, një moment i veçantë ndodhi sot, kur Gjesti bëri një “shaka” të paharrueshme me Eglin, duke shtuar një doze humori në atmosferën e tensionuar që ka përfshirë banorët e Big Brother VIP Albania 4.

Pasi situata është gjithnjë e tensionuar dhe shpresat për t’u bërë finaliste janë në majat e emocioneve, Gjesti u afrua me Eglin dhe i tha me një buzëqeshje: “E kam një ide, nëse as unë, as ti nuk shkojmë në finale, sa kushton një shishe benzinë? Ti nga njëra anë e unë nga tjetra”.

Me këtë shprehje, ai bëri një humor të ashpër dhe me “kërcënim” të lehtë ndaj produksionit të spektaklit, duke sugjeruar se, nëse nuk arrijnë të kalojnë në finale, do të mund të ndodhnin jashtë shtëpisë në mënyrë të papritur.

 

Kjo shaka nxiti të qeshura mes banorëve dhe solli një atmosferë më të relaksuar pas disa ditëve të ngarkuara emocionale.

Ndërkohë, vetëm dy nga gjashtë banorët e mbetur do të kalojnë në finale, për t’iu bashkuar Laertit dhe Rozanës, të cilët tashmë janë finalista të sigurtë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Pritje e ekzagjeruar për Gjestin në koncertin e parë pas daljes, fituesi i BBVA për pak sa nuk digjet nga fishekzjarret në skenë

Të premten mbrëma, Gjesti mbajti koncertin e tij të parë pas përfundimit të aventurës...

Elegante dhe tërheqëse, Olta Gixhari shkëlqen në veshje sportive

Aktorja, Olta Gixhari, ka tërhequr vëmendjen me një set fotografik të ri, ku shfaqet...

Xhensila publikon pamje nga prapaskenat e klipit me Ledrin – mahnit ndjekësit me paraqitjen atraktive në skenën e pishinës

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa...