Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh

PUBLIKUAR

Reperi i njohur, Unikkatil, ka surprizuar fansat e tij me një dedikim special për banorin e Big Brother VIP Albania, Gjestin.

Në një postim në Instagram, Unikkatil ka shpërndarë një fotografi të Gjestit brenda shtëpisë, duke e etiketuar atë në përshkrimin e postimit, ndërsa ka shpërndarë një citat që është shkruar nga vetë Gjesti.

Në fotografi, Gjesti duket i qetë dhe i fokusuar, ndërkohë që ka shkruar një mesazh për Unikkatil: “Unikkatil, një foto me ty pas Big Brother”. Ky ishte një apel nga Gjesti për të realizuar një foto bashkë pas përfundimit të lojës së Big Brother VIP Albania:

Foto: Screenshot/Instagram

Përgjigjja e Unikkatil ishte plot humor: “Haha, ok lajmëromu kur ta kryesh.”

Ky shkëmbim mes reperit dhe banorit të njohur ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave të të dyve.

Gjesti, i cili është shndërruar në një fenomen që nga hyrja e tij në Big Brother VIP Albania, ka pasur një ndikim të madh dhe është bërë një nga emrat më të komentuar në shoqërinë shqiptare. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...