Gjest i madh i Macron, në zhveshtore qetëson fëmijët e lojtarëve kroatë

PUBLIKUAR

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë një gjest të madh pas humbjes së Kroacisë ndaj ekipit të tij kombëtar në finale të Kupës së Botës 2018 në Moskë.

Lideri francez, vendi i të cilit e fitoi trofeun më të madh në botën e futbollit për herë të dytë të dielën në Rusi, i vizitoi lojtarët kroatë në zhveshtoren e tyre në stadiumin kombëtar rus “Luzhniki Stadium”, transmeton Gazeta Express.

Macron u fotografua duke i qetësuar fëmijët e lojtarëve kroatë pas humbjes, të cilët ndodheshin në zhveshtore.

Franca e mundi Kroacinë 4-2 duke u ngritur në majat e futbollit botëror për herë të dytë pas Kupës së Botës 1998 në Francë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...