Gjermani – Spanjë, përsëritet finalja në Evropianin U-21

PUBLIKUAR

Spanja U-21 është kualifikuar në finale dhe do të përballet me Gjermaninë U-21, saktësisht dy vite pas finales së 2017.

Spanja U-21 është kualifikuar në finale të Evropianit të 21-vjeçarëve, pasi e mposhti 4-1 Francën U-21 në gjysmëfinale, raporton Gazeta Express.

Të parët në epërsi kanë kaluan francezët, Jean-Philippe Mateta shënoi nga penalltia në minutën e 16’.

Spanja barazoi gjithçka në minutën e 28’, Marc Roca shënoi për 1-1.

Para se skuadrat të shkojnë në pushim, Mikel Oyarzabal shënoi për 2-1 në minutën e 45’ për të përmbysur gjithçka. Me të filluar pjesa e dytë, Daniel Olmo shënoi për 3-1 në minutën e 47.

Kurse për rezultatin përfundimtar 4-1, shënoi sulmuesi i Real Madridit, Borja Mayoral, në minutën e 66’.

Në finale, Spanja do të ketë punë me Gjermaninë, nga e cila humbi titullin në vitin 2017. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...