Gjermani i UÇK-së: Nuk jam antiamerikan, as terrorist (Video)

PUBLIKUAR

Ronald Bartezko, një ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me prejardhje gjermane, vazhdon të qëndrojë prapa iniciativës që ka marrë. Ai ka nisur ditë më parë një petecion online përmes të cilit kërkon zëvëndësimin e amabasadorit aktual të SHBA në Kosovës Greg Delawie me një ambasador tjetër.

Në një rrëfim ekskluziv në emisionin INFO BOX të RTV Dukagjini, Shabani ka sqaruar në detaje pse ka nisur këtë petecion.

Ai tha se asjëherë kjo iniciativë e tij nuk duhet të kuptohet se ësstë antiamerikane, por që vetëm ka kërkuar zëvëndësimin e ambasadorit aktual me një zyrtar tjetër.

Krejt kjo, sipas tij, duhet të behët meqë ambasadori Delawie nuk po del me zgjidhje konkrete për krizën aktuale në vend.

“Ambasadori e ka përzi veten. Ai duhet me dhanë zgjidhje dhe jo me ndejt me njerëz të korruptuar. Unë mendoj se duhet me e pas një ambasador që mundet me zgjidh këtë krizë”, ka thënë gjermani.

Shabani tha se nuk është në asnjë parti politike dhe se nuk është shtyer nga askush për peticionin kundër mbasadorit amerikan Greg Delawie.

Sipas tij, shumë njerëz e kanë keqkuptuar inicitivën e tij, duke përmendur se ka shumë raste të botës kur shtetet që janë mike me Amerikën kanë bërë petecione të ngjashme duke kërkaur zëvëndësimin e ambsadorëve.

“Ka peticione mgjashme në Norvegji, Itali edhe një është në SHBA. Atje kanë bërë peticion për me e largu ambasadoren amerikane ne OKB”, tha ai.

Ndonëse i dënuar për hedhje bombe ndaj një zyre të MUP- it serb dhe ka vuajtur burg pas lufte në Kosovë, thotë së nuk e ka bërë veprën dhe se nuk është terrorist.

Dënimin që ka vuajtur me burg prej 14 vjet e gjysmë thotë se ia montoi UNMIK-u, përderisa ka përmendur edhe raste të tjera se si ushtarë apo komandat të UÇK-së mbahen nëpër burgje pa kurrëfarë faji.

Bartezko, i njohur si Shabani, thotë se përveç që ka dëgjuar për Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, kurrë nuk është takuar me ta dhe se nuk ka ndonjë raport me asnjërin nga krerët më të lartë të ish-UÇK-së. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

IKShPK: Kujdesuni për të moshuarit, mos i lini fëmijët në veturë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar...

Fluks i madh në pikat kufitare, pritjet po zgjasin mbi dy orë e gjysmë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për qarkullimin në pikat kufitare,...

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit...