Gjermanët kërkon një “Dejton 2” për Bosnjë dhe Hercegovinën

PUBLIKUAR

Deputetët e parlamentit gjerman nga koalicioni qeverisës mendojnë se, për shkak të problemeve të shumta që kanë autoritetet në Bosnjë e Hercegovinë, kancelaria Angela Merkel duhet tu kërkojë institucioneve evropiane që të iniciojnë ndryshme të marrëveshjes së Dejtonit.

“Duhet të ketë një ‘Dejton 2’ dhe një kushtetutë të re për BeH”, ka thënë një përfaqësues i lartë i këtij koalicioni, duke shtuar se Berlini, edhe pas krizës së emigrantëve, si dhe tani, është shumë i interesuar për Ballkanin Perëndimor.

I pyetur nëse rreth kësaj iniciative kanë filluar konsultimet me Serbinë dhe Kroacinë, shtetet garantuese të marrëveshjes së Dejtonit, ai ka thënë se jo, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, çdo gjë është ende në shqyrtim dhe se do të ishte mirë që kjo iniciativë të shkonte përmes institucioneve evropiane.

Ky përfaqësues i Bundestagut shtoi se shpesh është shtruar pyetja se çfarë të bëhet me BeH, duke shtuar se “Gjermania ka shumë interes në Ballkan” dhe se do ta trajtojë këtë rajon si një fushë “e një rëndësie të veçantë për politikën gjermane”.

Përfaqësuesi i Bundestagut thotë se një nga problemet, pse janë të shqetësuar, është edhe forcimi i ekstremizmit islamik në Bosnje, pasi që shërbimet e inteligjencës gjermane “raportojnë se në BeH ka një numër në rritje të radikalëve të rekrutuar për luftën në Siri”.

Sipas fjalëve të tij, e vetmja zgjidhje për problemet në Ballkan është e ardhmja e përbashkët evropiane, dhe vendet si BeH, të ardhme më të sigurt do të kishin “nën një çati të përbashkët evropiane”, gjë e cila edhe do të sillte stabilitet në rajon. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...