Gjergji: Vendet e Ballkanit së shpejti mund të goditen nga sulmet terroriste

PUBLIKUAR

Kryeipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji ka thënë se shpejt mund të ketë sulme terroriste në Prishtinë, Shkup e Tiranë, si pasojë se disa njerëz kanë ushqyer frymën e mosdurimit dhe urrejtjes, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Kjo frymë e mosdurimit dhe urrejtjes në mënyrë të çuditshme ka depërtuar edhe tek disa njerëz tanë, Kështu, ngjarjet e Stambollit, Bangladeshit, Parisit shpejt mund të vijnë në Prishtinë, Shkup ose në Tiranë’, ka thënë Dodë Gjergji, në meshën kushtuar viktimave në Stamboll dhe Bangladesh.

Për këtë arsye, ai ka bërë thirrje institucioneve shtetërore, politike, fetare e kulturore që të mos bëjnë sehir por të punojnë në parandalimin e akteve terrorisite siç kanë ndodhur në Paris, Bangladesh e Stamboll.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...