Gjenerali Mike Jackson njoftohet me të arriturat e FSK-së

PUBLIKUAR

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot në takim gjeneralin anglez në pension Mike Jackson.

Pas luftës gjenerali Jeckson ka qenë drejtpërdrejt i angazhuar në transformimin e UÇK-së në Trupat  Mbrojtëse të Kosovës (TMK), e po  ashtu ka qenë edhe Komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, atëherë, kur janë vendosur bazat e bashkëpunimit mes KFOR-it dhe TMK-së.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama, me këtë rast, e falënderoi gjeneralin Jackson për gjithë atë që ka bërë për Kosovën, dhe përmes tij edhe Mbretërinë e Bashkuar për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po japin në ngritjen dhe profesionalizimin e FSK-së.

Komandanti i FSK-së, e njoftoi gjeneralin Jackson edhe me të gjitha zhvillimet e deritashme në FSK, si; shkollimet, trajnimet, bashkëpunimin rajonal, pjesëmarrjen në trajnime rajonale dhe përgatitjet e përgjithshme rreth transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Nga ana e tij, ish-komandanti i parë i NATO-s në Kosovë, gjenerali Jackson, e falënderoi komandantin e FSK-së për pritjen, si dhe shprehu admirimin e tij për zhvillimin dhe të arriturat e përgjithshme të FSK-së, sipas standardeve të shteteve anëtare të NATO-s.

Në pritje të gjeneralit Jackson ishin edhe ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Lirim Greiçevci, këshilltari i komandantit të FSK-së, kolonel Andy Lyton dhe majori Berat Shala.

SHIKO MË SHUMË

​A do të lirohen sërish derivatet e naftës, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar rënie gjatë ditëve të fundit. Naftën...

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me...

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të...