Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Rexhepi vazhdon të jetë e rëndë

PUBLIKUAR

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, vazhdon të jetë e rëndë.

Për më shumë se një javë, Rexhepi gjendet nën shërbimin e mjekëve të QKUK-së në mjekim intensiv, pa vetëdije.

Në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka thënë se konsiliumi mjekësorë po e përcjell gjendjen e Rexhepit.

“Ai po vazhdon mjekimin nën kujdes të stafit mjekësorë në mjekimin intensiv të QKUK-së. Konsiliumi mjekësorë po përcjellë në vazhdimësi gjendjen e tij dhe po kryhen konsultimet sipas vlerësimeve të konsiliumit”, ka thënë Fazliu për Telegrafin.

SHIKO MË SHUMË

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim  për vepra që lidhen me...

Gjyqtari: Nuk u provua tentativa e Thaçit dhe Kilajt për pengim të drejtësisë

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit...