Gjendja e rrugëve në dalje të Lipjanit (FOTO)

PUBLIKUAR

Organizata Joqeveritare YAHR nëpër mes një komunikate  ka shprehur shqetësimin mbi gjendjen e rrugës nacionale, që përshkruan aksin rrugor nga hekurudha në dalje të Lipjanit deri tek udhëkryqi që gjendet afër fermës së pulave.

“Organizata Joqeveritare YAHR nëpër mes kësaj komunikate shpreh shqetësimin mbi gjendjen e rrugës nacionale, që përshkruan aksin rrugor nga hekurudha në dalje të Lipjanit deri tek udhëkryqi që gjendet afër fermës së pulave. Ky aks rrugor ka mbetur në mëshirën e askujt, pa përkujdesje të institucioneve qendrore dhe atyre lokale edhe pse këtyre të fundit nuk është në kompetencën e tyre”, thuhet në Komunikatë.

Ky aks rrugor nuk është riparuar asnjë herë në tërësi që nga asfaltimi i parë deri me sot me përjashtim të ndonjë rasti kurrë është intervenuar për mbylljen e ndonjë grope.

Po ashtu YAHR tha se:Kohë të fundit është dëmtuar shumë kjo shihet edhe nga fotot që janë bashkangjitur kësaj komunikate, ku janë hapur gropat të thella që rrezikojnë qarkullimin dhe dëmtimin e automjeteve, por njëkohësisht janë krijuar parakushte për krijimin e rreziqeve për këmbësorët që qarkullojnë për rreth këtij aksi rrugore, për shkak që shoferët e automjeteve duke i ikur gropave munden që ti aksidentojnë edhe këmbësorët. YAHR-i nëpër mes komunikate i bon thirrje Komunës së Lipjanit që të bëjë presion tek Ministria e Infrastrukturës që të parashikojë që të rregullohet ky aks rrugor në tërësi gjatë këtij viti, transmeton LipjaniNews

12832385_1122725607751327_4228898721089833984_n 12814562_1122725611084660_7458911184281101552_n 12821511_1122725617751326_8295362805629974619_n

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile të rreme në emër të një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Janjevë të...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...