Gjendja e pacientëve me Covid-19 në QKUK dhe në spitale

PUBLIKUAR

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 36 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit edhe 25 të tjerë janë duke u trajtuar post-COVID-19.

Në njoftim thuhet se me oksigjeno-terapi janë 25 pacientë, kurse në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive është 1 pacient.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 13 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient, Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë, Spitali i Prizrenit, 6 pacientë, Spitali i Pejës, 7 pacientë, Spitali i Gjakovës, 5 pacientë, Spitalit Mitrovicës, 3 pacientë, Spitali i Ferizajt, 2 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

SHIKO MË SHUMË

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

Nga sot, më 22 tetor 2026, ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në qendrat...

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara....

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...