Një fotografi në rrjetet sociale është shpërndarë mijëra herë, aty shihet një djalë i vogël i cili ka të veshur një qese të plastikës ku pas i shkruan “Messi 10”.
Pothuajse e gjithë bota është vënë në kërkim të tij, përfshirë edhe ‘Ekipin Messi’. Raportet në internet sugjerojnë se djali jeton në Dohuk (Irak) dhe është refugjat sirian.
Messi vitin e kaluar ka dhuruar rreth 400 mijë euro për UNICEF-in dhe kishte nënshkruar një fanellë e cila ishte shitur në ankand për 45,000 euro dhe gjithashtu fondet i ishin dorëzuar kësaj organizate.
Në ditët e ardhshme pritet që ky djalosh të gjendet dhe donacionet drejt djaloshit, familjes dhe këtij qyteti nuk pritet të mungojnë nga ylli argjentinas. /Telegrafi/


