Gjendet strehimorja e Titos në Shkup (Foto)

PUBLIKUAR

Më në fund gjendet strehimorja e ndërtuar nga pushteti i Josip Broz-Tito në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Strehimorja është gjetur në thellësi të malit ”Mali i Zi” në periferi të kryeqytetit të Maqedonisë.

Deri tek strehimorja që ka qenë e pa zbuluar deri tani, shkohet nëpërmjet një shtegu të ngushtë nëpër të cilin kanë ecur vetëm dhitë.

Në strehimoren e Titos shihen korridore, dhoma me mure të bardha, tunele dhe shumë hapësira tjera që ngjajnë në salla të mëdha.

Çuditërisht, në strehimore ka edhe sistem të instaluar të rrymës, rrjet për telefoni fikse dhe aparat që më herët është përdorur si telegraf.

Nëpër dhoma nuk ka mobilje apo tavolina pune, edhe pse ka shenja se më herët ka pasur.

Në fund të tunelit ka shkallë metalike që deri më tani nuk ka informacione se ku shpiejnë./Telegrafi/

tito 1

SHIKO MË SHUMË

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me...

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të...

Incident në një lokal në Pejë, dy persona fyejnë një grua dhe përleshen me policinë

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi fillimisht kishin fyer një grua në një...