Gjendet një trup i pajetë në lumin Sitnica

PUBLIKUAR

Policia ka njoftuar se një trup i pajetë është gjendur pa shenja jete në lumin Sitnica, në fshatin Lisicë në Mitrovicë.

Në njoftim të Policisë thuhet se ngjarja ishte raportuar nga dy dëshmitar, për një trup të pajetë me datën 27 gusht 2016, rreth orës 15:55.

“Në vend të ngjarjes përveç njësive përkatëse të policisë me urgjencë kanë mbërri edhe ekipi mjekësor, njësitë e zjarrfikësve dhe të zhytëseve, ku mjeku kujdestar i emergjencës kishte konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Nga familjarët e viktimës është identifikua trupi i pajetë, ku policia ka marr konfirmimin se kemi të bëjmë me F/K/SH, M.M., e moshës 49 vjeçare, banore e Mitrovicës”, thuhet në njoftim të Policisë.

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes me vendim të prokurorit publik, trupi i pajetë i viktimës i është dërguar për ekspertizë mjeko ligjore.

“Sipas rrethanave të ngjarjes rasti është iniciuar si ‘vdekje e dyshimtë’”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator

Aktori i mirënjohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në...

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar për rezultatet e dobëta të nxënësve...

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për...