Në fshatin Janjevë të Komunës së Lipjanit është gjetur një mjet i pashpërthyer.
“Fshati Janjevë Lipjan më 04.09.2017-14:10 një mashkull K/Shqiptar ka informuar se ka vërejtur një mjet të pashpërthyer”, njoftoi Policia.
Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.
Ndërsa njësiti i FSK-së ka tërhequr mjetin pa ndonjë incident, transmeton LipjaniNews


