Gjendet i vdekur një person në Ferizaj, policia nis hetimet

PUBLIKUAR

Është gjetur pa shenja jete një person i cili ishte duke jetuar i vetëm në banesën e tij në Ferizaj, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ndërkaq policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Lidhur me këtë rast, policia ka bërë me dije se ka nisur hetimet.

“Ferizaj, 20.09.2021 – 22:08. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke jetuar i vetëm në banesën e tij ishte gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës  e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

Behrami: PDK respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese

Dje, Gjykata Kushtetuese nxori vendimin për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të...

Zhduket një grua në Ferizaj

Një grua është raportuar e zhdukur më 6 mars në Ferizaj. Policia ka njoftuar se...

I mituri ther me thikë një 21-vjeçar në Kaçanik

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së hënës në Kaçanik. Policia ka bërë...