Gjendet i vdekur një klerik serb në kishën e Vushtrrisë, në vendngjarje gjendet një armë zjarri

PUBLIKUAR

Në mbrëmjen e së enjtes është raportuar se është gjetur trupi i pajetë i një klerik serb në kishën e Vushtrrisë.

Avni Zahiti, zëdhënës policor i Rajonit të Mitrovicës, deklaroi për Klankosova.tv se familjarët e viktimës kanë lajmëruar policinë dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë dhe çështja ka kaluar në hetim të mëtutjeshëm.

“Mbrëmë, rreth orës 22:58, nga ana e familjarëve të viktimës është raportuar se brenda objektit banues që ndodhet brenda hapësirave të objektit fetar ortodoks në Vushtrri, është gjetur pa shenja jete viktima S. Ç., mashkull i moshës 48 vjeçar. Në cilësi të provave materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë”, tha ndër të tjera Zahiti.

Ai theksoi se hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...