Gjendet i vdekur një burrë afër një restoranti, Policia jep detaje

PUBLIKUAR

Një burrë është gjetur i vdekur në afërsi të një restauranti në magjistralen Suharekë-Shtime, raporton Express.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një veturë të cilën dyshohet se e ka përdorur viktima.

 

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Magjistralja Suharekë-Shtime 14.03.2022-NN. Raportohet se në afërsi të një restoranti është gjetur trupi i viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe një ekipe e urgjencës. Nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një veturë të cilën dyshohet se e ka përdorur viktima. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë./Express

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...