Gjendet i vdekur një 63 vjeçar në Leposaviq, dyshohet për vetëvrasje

PUBLIKUAR

Një 63 vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje në orët e hershme të mëngjesit në Leposaviq.

Kështu bëjnë të ditura burimet e Telegrafit, ndërsa lajmin për vdekjen e një personi në Leposaviq e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Veriore, Veton Elshani.

Tutje bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

“Po është gjendur një trup i pajetë në Leposaviq. Personi është nga komuniteti serb. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML”, ka thënë Elshani. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...

Lladrovci: Jeta dhe siguria e maturantëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë

Me rastin e planifikimit të ekskursionit në Shqipëri, për shkak të situatës, kryetari i...

Ali Ahmeti reagon për ngjarjet në Shqipëri: Asnjë forme dhune, nga cilado palë, s’mund të jetë përgjigje ndaj krizës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësim për zhvillimet...