Gjendet i vdekur një 47-vjeçar në Pejë

PUBLIKUAR

Policia ka pranuar një informacion për një person të shtrirë në krevat në Pejë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i 47-vjeçarit është dëguar në IML për obduksion.

Këto informacione i dha për Gazetën Express zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Driton Rugova.

“Me datë 03.12.2022, Policia është informuar se në rrugen ” Shtjefën Gjeqovi” në Pejë, një person është i shtirë në shtpinë e tij në krevat dhe dyshohet se është pa shenja jete. Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, gjithashtu edhe autoambulanca dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima mashkull 47 vjet është pa shenja jete, në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për Obduksion, dhe rasti cilësohet ” Hetim i Vdekjes””, tha Rugova për Express.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...