Gjendet i vdekur një 37-vjeçar në një veturë në Kaçanik

PUBLIKUAR

Një 37 vjeçar është gjetur i vdekur në një veturë në rrugën ‘Vëllezërit Çaka’ në Kaçanit.

I dyshuari është S.Z, ndërsa vdekja e tij u konstatua nga mjeku kujdestar i cili doli bashkë me ekipën e Emergjencën në vendngjarje.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës 16:25 policia e Kaçanikut ka pranuar njē informacion se në rrugën “Vëllezrit Çaka” në Kaçanik,  në një veturë dyshohet se një person Z.S (M/K) i moshës 37 vjeçar dyshohet se është pa shenja jete. Policia e rendit e më pas edhe policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin ngjarjes së bashku me nje ekip të Emergjencës së Kaçanikut dhe nga mjeku kujdestar është  konstatuar se viktima ështē pa shenja jete. Policia ka siguruar perimetrin e vendit të ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet”.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...