Një i ri 24 vjeçar është gjetur i mbytur në një pus në fshatin Siqevë të Klinës.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë Policia bashkë me ekipin për emergjencë dhe me mjekun. Lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i rajonit të Pejës, Xhevat Ibraj.
“Ekipet relevante janë duke kryer hetimin për ta kuptuar shkaktarin e vdekjes”, ka thënë Ibraj.
Rasti ka ndodhur të premten pasdite, shkruan në raportin e policisë. /GazetaExpress


