Gjendet i vdekur ish ylli i Dinamo Zagrebit (Foto)

PUBLIKUAR

Zvezdan Cvetkoviq , ish lojtar i famshëm i Dinamo Zabrebit, është gjetur i vdekur në garazh

Sipas mediave kroate Cvetkoviq ka vdekur nga shkaqe natyrore. Ai më herët ishte  trajneri dhe drejtori i Dinamo të Zagrebit dhe lojtar i përfaqësueses të ish-Jugosllavisë.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se të hënën në mëngjes ndërroi jetë papritmas futbollisti legjendar i Dinamos, Zvezdan Cvetkoviq, një nga lojtarët më të mirë nga brezi i paharrueshëm i cili në vitin 1982 fitoi titullin e kampionit të Jugosllavisë”, thuhet në deklaratën në faqen zyrtare të Dinamo Zagreb.

Përveç në Dinamo, Zvezdan Cvetkoviq ishte edhe trajner i Sopotit, kurse në vitin 2011 i Borac të Banjallukës (Bosnjë dhe Hercegovinë). /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...