Gjendet e vdekur një grua në kuzhinën e një lokali në Prishtinë

PUBLIKUAR

Ditën e djeshme një grua është gjetur pa shenja jete në kuzhinën e një lokali në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh, teksa rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 01.10.2021 – 08:14. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte gjetur pa shenja jete brenda në kuzhinën e një lokali. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë  në vendin e ngjarjes, ku dhe është  konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...