Gjendet e vdekur një foshnje në Prizren, nëna dërgohet për tretman shkaku i gjendjes jo të mirë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është gjetur pa shenja jete trupi i një foshnje në Prizren, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se nëna e foshnjes është dërguar për tretman mjekësor shkaku i gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”,

“Prizren 14.03.2022-NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete trupi i një foshnje. Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore e ëma e foshnjës është dërguar për trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Express

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...