Gjendet e mitura nga Vitia që u shpall e zhdukur, u dhunua nga një burrë

PUBLIKUAR

Policia në Viti ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur, raporton Express

E mitura nga Vitia ishte shpallur e zhdukur nga nëna e saj, e cila kishte deklaruar në polici se vajzën e kishte dërguar në shkollë, e nga aty nuk ishte kthyer më në shtëpi.

Policia ka gjetur të miturën, ndërkaq ka arrestuar një person i cili dyshohet se e ka dhunuar atë.

“Person i zhdukur i gjetur-dhunim-Viti, 15.11.2021 – 08:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti ka pranuar se ka kryer veprën e lartcekur me të miturën femër kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Ndryshe, në raportin e së martës, policia kishte njoftuar për zhdukjen e të miturës.

“Viti, 15.11.2021 – 08:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajzën e saj viktimën femër kosovare  të  mitur, e kishte dërguar në shkollë e cila më pas nuk ishte kthyer më në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, kishte bërë të ditur policia.

SHIKO MË SHUMË

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë

KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të...

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...