Gjen portofolin në tokë me 130 euro në të, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga Ferizaj, gjatë ditës së hënë ka gjetur një portofol ne tokë, ku pastaj të njëjtin e kishte dorëzuar në polici.

Sipas policisë në portofolin në fjalë gjendeshin rreth 130 euro.

“Sot, rreth orë 09:30 një qytetar nga Ferizaj, Agim Rexhepi i moshës 52 vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe një dokument, të humbura në rrugën ‘’Bekim Osmani’’ në Ferizaj . Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj”, thuhet në komunikatën e policisë.

Pas verifikimit të dokumenteve pronarit iu kishte kthyer portofoli së bashku me paratë dhe dokumentat që gjindeshin në të.

“Portofoli i përkiste qytetarit me inicialet E.O (M/K) i moshës 53 vjeçar nga Ferizaj. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen  paratë 131.07 euro dhe letërnjoftimi i RKS-së . Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin Agim Rexhepi për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë”, bënë të ditur policia ./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...