Gjashtëmbëdhjetë vjet në këtë gjendje!

PUBLIKUAR

Kjo puset e rrezikshme në trotuar, në qendër të qytetit të Lipjanit është në këtë gjendje që 16 vjet. Asnjë qeverisje, as ajo e mëparshmja e as qeverisja aktuale nuk po e rregullojnë. Çdo qytetarë që kalon afër postës, duhet gjithsesi të zbresë në rrugë për ta tejkaluar këtë pengesë jo edhe të vogël. Me këtë jo vetëm që rrezikohen të lëndohen kalimtarët, sidomos në orët e mbrëmjes, por edhe gjatë ditës ata që zbresin në rrugë rrezikojnë të goditen nga veturat, aq më tepër që kjo puset është pikërisht përballë çerdhes dhe shumë afër shkollës fillore.
Si ka mundësi që kjo të jetë aq e vështirë që tu rregulluar, aq më tepër që edhe tani që po intervenohet në trotuar, kjo puset në këtë gjendje, shkruan Lipjani Qyteti Im.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...