Gjashtë të arrestuar me kokainë, mes tyre edhe një polic (Video)

PUBLIKUAR

Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjashtë persona, me të cilëve një polic, të akuzuar për trafik lëndësh narkotike.

Në sajë të operacionit antidrogë të koduar “Weekend” të zhvilluar në datat 4 dhe 5 qershor, uniformat blu kanë arritur të arrestojnë anëtarët e grupit që shpërndante drogë, të cilët janë kapur me 240 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit “kokainë”.

Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë në Tiranë, në bashkëpunim me Njësinë e Forcave Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, bënë të mundur arrestimin në flagrancë shtetasve:

– Gezim Sefa, 47 vjeç, banues në Tiranë, i denuar më parë për veprën penale “armëmbajtje pa leje”

– Ylli Milla, 46 vjeç, banues në Tiranë

– Gurian Lekzeqiri, 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr 2, Tiranë

– Edmond Laska, 55 vjeç, banues në Tiranë

Ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit kokainë në zonën e Oxhakut.

Në momentet e ndalimit, shtetasi Gurian Lekzeqiri, ishte në sediljen e drejtuesit të automjetit tip “Audi” dhe shtetasi Ylli Milla ndodhej në sediljen e pasme, dy shtetasit e tjerë ndodheshin jashtë automjetit.

Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit u konstatua lënda e dyshuar narkotike e llojt “Kokainë”.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

– 1 automjet tip “Audi”, me targë AA797IU
– 5 aparate telefonik të markave të ndryshme

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal. /Shekulli/

SHIKO MË SHUMË

Lladrovci: Jeta dhe siguria e maturantëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë

Me rastin e planifikimit të ekskursionit në Shqipëri, për shkak të situatës, kryetari i...

Ali Ahmeti reagon për ngjarjet në Shqipëri: Asnjë forme dhune, nga cilado palë, s’mund të jetë përgjigje ndaj krizës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësim për zhvillimet...

Brukseli dënon sulmet dhe zjarrëvëniet ndaj institucioneve në Shqipëri, kërkon që përgjigja e policisë të jetë proporcionale

Komisioni Evropian ka dënuar dhunën gjatë protestave në Tiranë dhe qytete të tjera të...