Gjashtë lojtarët që pritet t’i mungojnë Realit në finale ndaj Sevillas (Foto)

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane duket në telashe para finales së Superkupës së Evropës që e zhvillon ndaj Sevillas

Kampionët e Evropës nuk do ta nisin finalen e nëntë gushtit me lojtarët më të mirë të skuadrës.

Sipas Jose Luis Sanchez – burimi më i sigurt i klubit madrilen, ‘Los Blancos’ do të jenë të përgjysmuar në mbrëmjen e nëntë gushti ndaj Sevillas.

Cristiano Ronaldo, Pepe, Karim Benzema dhe Keylor Navas, do të mungojnë për shkak të dëmtimeve, derisa Gareth Bale dhe Toni Kroos kthehen pas pushimeve vetëm tri ditë para finales.

Zidane mund t’i inkuadrojë Bale e Kroos në pjesën e dytë për disa minuta, por jo nga fillimi nëse veç kthehen nga pushimet me gjashtë gusht.

Kjo do të thotë se Reali do ta nis finalen e Superkupës së Evropës pa gjashtë lojtarët me të cilët triumfojë në finale të Ligës së Kampionëve. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...