Gjasat që Messi të shkojë te City…

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Martin Demichelis, thotë se do të ishte e shkëlqyer që Lionel Messi të luante në Ligën Premier.

Klubi anglez është lidhur me superyllin argjentinas, të cilit thuhet se do t’i ofrojë 800.000 funte në javë.

Megjithëse gjithçka mbetet në suazat e thashethemeve, bashkëkombësi tij ka folur për Manchester Evening News rreth kësaj çështjeje.

“Është vështirë për mua që të flas rreth kësaj. Secila skuadër do ta dëshironte Messin, por ai është mirë te Barcelona dhe po bën shumë mirë atje”.

“Janë spekulime dhe thashetheme dhe nuk mund të them asgjë më shumë për këtë”, ka deklaruar Demichelis. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...