Gjakovë: Policia konfiskon 104 motoçikleta për kundërvajtje

PUBLIKUAR

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në DRP-Gjakovë është duke zbatuar në vazhdimësi planet operative me qëllim ngritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor.

 

Me këtë rast policia ka konfiskuar 104 motoçikleta për kundërvajtje tejkalim të shpejtësisë së lejuar, mos vendosje të helmetës mbrojtëse, mungesë të regjistrimit të mjetit, mospagim të detyrimeve doganore.

“Përveç masave ndëshkuese ndaj motoçiklistëve, gjatë katër (4) ditëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 765 gjoba për kundërvajtje të ndryshme. Përveç gjobave të shqiptuara janë konfiskuar 33 patentë shoferë të drejtuesve të mjeteve të ndryshme, për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor.Qëllimi kryesor i këtyre masave është garantimi i sigurisë rrugore dhe parandalimi i aksidenteve fatale” thuhet në njoftim. LipjaniNews

 

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj kujton 1 Tetorin 1997: Rinia studentore dhe profesorët u bënë simbol i rezistencës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar protestën studentore të 1 Tetorit 1997, duke...

Haxhiu për listën e përbashkët shqiptare për zgjedhjet në Serbi: Bashkimi është i domosdoshëm

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur...

Kurti: Sot nisin takimet me opozitën, për çështjen e presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot do të nisin komunikimet për...