Gjakovë: Një burrë gjendet pa shenja jete

PUBLIKUAR

Një person i moshës madhore është gjetur pa shenja jete mesditën e së mërkurës.

Rasti ka ndodhur në një punëtori në rrugën “Mihajl Grameno” në Gjakovë.

Kështu tha për Klankosova.tv Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Elezaj tha se trupi i pajetë i burrit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Vdekja e tij është konstatuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore”, tha Elezaj.

“Me vendim të prokurori të shtetit (i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes) është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, tha ai për Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...