Gjakova përfituese e projektit për antikorrupsion

PUBLIKUAR

gjakova-p-euml-rfituese-e-projektit-t-euml-antikorrupsion_hdKryetarja e komunës Mimoza Kusari-Lila, me përfaqësuesin e UNDP-së, Andrew Russell ka nënshkruar memorandumin për programin anti -korrupsion.

 

Projekti në fjalë është mirëpritur nga e para e komunës Kusari-Lila, e cila ka thënë se “zotimet që të çrrënjosim korrupsionin”, ka ndikuar dhe ka joshë mbështetjen e UNDP-së që Gjakova të jetë përfituese e këtij projekti, e dyta në Kosovë, pas Prishtinës.

Kusar-Lila, ka thënë se ky është projekti i tretë me radhë që Gjakova ka përfituar, brenda një kohe shumë të shkurtër.

“Bashkëpunimi me ndërkombëtarët dhe projektet e fituara pa dyshim se në Komunën e Gjakovës, do të rezultojnë në ngritjen e nivelit të shërbimeve, fondin e kuadrove, rritjen e transparencës, rritjen e ritregimeve sociale, qëndrueshmërinë ekonomike e tjera”, ka thënë Kusari-Lila.

Ndërkohë shefi i UNDP-së në Kosovë, Andrew Russell, ka thënë se ne jemi këtu për të ndijuar në realizimin e objektivat që ka caktuar komuna lidhur me ngritjen e nivelit të jetës së qytetarëve, të parandalimit të aktiviteteve korruptive, dhe jemi të bindur që ky projekt në komunën e Gjakovës do të ketë sukses.

“Programet Zhvillimore të Kombeve të Bashkuara, kanë për qëllim, çrrënjosjen e varfërisë dhe pabarazisë sociale, dhe bashkërisht me liderët e komunave të implementojmë projekte edhe të natyrave tjera që do të jenë në të mirë të qytetarëve sidomos në uljen e shkallës së korrupsionit, që fatkeqësisht Kosova është në një shkalla mjaftë të ulët”, ka thënë Russell.

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...