Gisele Bunchen,modelja më e pasur në botë, është paragjykuar për …

PUBLIKUAR

Rezulton që edhe supermodelet nuk mund të kënaqin këdo me pamjen e tyre. Vetë Gisele Bündchen ka pranuar se ajo ka qenë pre e talljeve dikur.

“Edhe përpara se të futesha në biznes, më tallnin sepse isha gjithmonë shumë e gjatë dhe shumë e dobët dhe e lënë mënjanë” ka treguar ajo për The New York Times.

Më pas modelja ka rrëfyer se kjo e bënte të skuqej dhe se atëherë, të tallurit e bënte të mendonte se kështu ishte jeta.

Më herët në karrierën e saj si modele, ajo tregon se në një fushatë të Missonit, ishte fotografuar me flokët që i mbulonin fytyrën sepse fotografi Mario Testino “shqetësohej për hundën e saj”.  Bündchen ka folur edhe më parë për kritikat ndaj hundës së saj duke thënë se ajo kishte zgjedhur të fokusohej më shumë në personalitetin dhe në etikën e punës. Dhe është evidente që kjo i është shpërblyer. Ndaj nëse jeni kritikuar për pamjen tuaj, modelja më e pasur në botë është një shembull i qartë për mënyrën se si të keni sukses duke u ngritur mbi paragjykimet. /shqiperiaime.al

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...