Giroud shpëton Arsenalin, barazim në ‘Old Traford’ (Video)

PUBLIKUAR

Ka përfunduar derbi i Anglisë në mes Manchester United dhe Arsnealit në barazim 1-1.

Që nga fillimi i ndeshjes United ishte më i mirë se Arsenali duke krijuar raste të mira shënimi.

Rasti më i mirë në pjesën e parë i takoi sulmuesit francez, Anthony Martial i cili goditi bukur por Cech ndërhyri duke shpëtuar skuadrën e tij.

Në 45 minutat e para raste të mira kishte edhe Pogba e Mata, por porta e mysafirëve mbeti e pa prekur.

Ndërkohë një rast diskutabil ishte kur Nacho Monreal ndërhyri në zonë Antonio Valencias por gjyqtari kryesor heshti duke mos akorduar penallti.

Dominimi i Unitedit ishte edhe në pjesën e dytë, ku në fund arritën të shënonin edhe golin e epërsisë.

Ishte minuta e 69-të e ndeshjes, kur mesfushori spanjoll Ander Herrera depërtoi bukur në zonë dhe ktheu një top tek Juan Mata i cili shënoi pa problem për 1-0.

Deri në fund të ndeshjes të dyja skuadrat kishin edhe disa gjysmë raste por portat më mbetën të pa prekura deri në minutën e fundit të ndeshjes.

Ishin dy zëvendësuesit, Oxlade Chamberlain dhe Olivier Giroud që i siguruan një pikë Arsenalit.

Mesfushori anglez asistoi bukur nga këndi ndërsa Giroud shënoi me kokë për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Kështu pas këtij barazimi, United ka mbetur në pozitën e gjashtë në tabelë me 19 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë Arsenali mbetet në pozitën e tretë në tabelë me 25 pikë duke u barazuar me Chelsean që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kujtojmë që në këtë takim mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa mesfushori Granit Xhaka u inkuadrua në lojë 10 minutat e fundit të këtij derbi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...