Giroud në Chelsea? Arsenal ia caktonin çmimin

PUBLIKUAR

35 milionë funte, kaq kërkon Arsenali për Olivier Giroudin.

Arsenali është afër transferimit të Pierre-Emerick Aubameyang nga Borussia Dortmundi. Kjo do të thotë se nga Emirates Stadium do të largohet sulmuesi francez, Olivier Giroud.

Sipas Daily Mail, Arsenali kërkon të paktën 35 milionë funte për francezin, që po kërkohet nga Chelsea pasi Antonio Conte nuk po i beson shumë të riut spanjoll, Alvaro Morata.

Një arsye më shumë se pse Giroud mund të transferohet në Stamford Bridge është fakti se pa probleme ai do të mund të paraqitet për Blutë e Londrës në Ligën e Kampionëve andaj trajneri italian do të insistojë deri në fund të këtij afati kalimtar për ta transferuar 31 vjeçarin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...