Giroud kërkon largimin nga Chelsea, shkaku i EURO 2020

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Pasi që ka nevojë të luajë më shumë minuta për t’u ftuar nga Kombëtarja e Francës për Kampionatin Evropian 2020, Olivier Giroud raportohet se e ka synim të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit.

Fituesi i Kupës së Botës me Kombëtaren e Francës, Olivier Giroud, vazhdon të spekulohet për një transferim në Inter, pasi që trajneri Antonio Conte ka kërkuar publikisht përforcime gjatë dimrit, transmeton Gazeta Express.

Milani është përmendur gjithashtu si destinacion i mundshëm i Giroud, i cili thuhet se është lodhur nga të qenët rezervë në skuadrën e Frank Lampardit në “Stamford Bridge”.

Lampard ka preferuar të luajë me Tammy Abraham dhe Michy Batshuayin më shumë sesa me ish-sulmuesin e Arsenalit, i cili mund të ketë opsione për të ardhmen e tij edhe në Ligue 1.

Gazeta prestigjioze franceze, L’Equipe, raporton se Giroud është 100 për qind i bindur ta gjejë një klub të ri gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi që dëshiron të jetë në mesin e lojtarëve që zgjedhën nga trajneri i Francës, Didier Deschamps, për EURO 2020.

Përkundër që më së shumti është raportuar për interesimin e Interit për të, L’Eqipue  sugjeron se Giroud mund ta ketë të vështirë të luajë për shumë minuta edhe në skuadrën e zikaltërve këtë sezon.

Interi tashmë i ka dy sulmues, Romelu Lukakun dhe Lautaro Martinezin, që kanë qenë në formë të mirë këtë sezon dhe Giroud do të rrezikonte nëse vendos për Interin, të cilëve mund t’u kthehet së shpejti edhe Alexis Sanchezi nga lëndimi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...