Giroud “i befasuar” me lajmet se ai do të kalojë në Juventus

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Chelsea, Olivier Giroud kishte “mbetur i befasuar” me raportet që e lidhin atë me një kalim në Juventus. “Janë shumë lart nga e vërteta”

Sky Sport Italia ka shkruar mbrëmë që Juve po e sheh Giroud si një opsion real nëse dështon për ta transferuar Luis Suarez dhe Edin Dzeko.

Është thënë se marrëveshja mund të kryhet për pesë milion dhe sulmuesi mund të nënshkruajë kontratë dy vjeçare për 4.5 milionë euro në sezon.

“Isha i befasuar kur mora mesazhe nga shokët që folën për thashethemet me Juventusin”, tha Giroud për Telefoot sot.

“Jan shumë larg nga e vërteta. Jam lojtar i Chelsea dhe ndihem mirë ku jam. Nuk kam përfunduar si duhet në dy sezonet e fundit por nuk është që nuk kam lënë gjurmë”.

Francezi mbush 34 vjeç në fund të muajit tjetër dhe ka kontratë me Chelsean deri në maj të 2021. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...