Giggs e kishte parashikuar fiksimin e Ronaldos me Messin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...

Legjenda e Manchester Unitedit dhe trajneri i Uellsit, Ryan Giggs, e kishte parashikuar saktësisht se Cristiano Ronaldo do ta thumbonte Lionel Messin për faktin se ai e ka kaluar të gjithë karrierën e tij me Barcelonën.

34-vjeçari i Juventusit, Cristiano Ronaldo, së fundi e goditi kapitenin 32-vjeçar të Barcelonës, për faktit se ai, për dallim nga argjentinasi, e ka fituar titullin e Ligës së Kampionëve me më shumë sesa vetëm një klub, transmeton Gazeta Express.

“Dallimi im me Messin është se unë kam luajtur në shumë klube dhe e kam fituar titullin e Ligës së Kampionëve me shumë klube”, është shprehur Ronaldo.

“Unë isha golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve për gjashtë sezone radhazi. Nuk ka shumë lojtarë që e kanë fituar titullin e Ligës së Kampionëve pesë herë dhe për këtë arsye unë e identifikoj veten me këtë turne”.

Por, Giggsi, 45-vjeçar, kishte thënë verën e kaluar, pas transferimit të Ronaldo në Juventusit për mbi 100 milionë euro, se ish-ylli i Real Madridit do ta përdorë këtë fakt, se ka luajtur me shumë klube, kundër Messit.

“Jam i habitur që ai po largohet nga Real Madridit dhe po shkon në Itali. Mendoj se është një sfidë e madhe për të, por ai po shkon në një klub shumë të madh”, kishte trajneri i Uellsit në atë kohë.

“Ta kesh këtë gjë në CV-në tënde… Real Madridin, Manchester Unitedin dhe Juventusin. Kjo do të jetë një sfidë për të, si 33-vjeçar. Ai është i fiksuar me të qenit më i mirë sesa Messi”,.

“Ndoshta argumenti i tij kur të mendojë se a është më i mirë sesa Messit do të jetë: “Unë e bëra në Angli, në Spanjë dhe do ta bëjë në Itali. E bëra edhe me Portugalinë””.

Ronaldo mund ta ketë thumbuar Messin me komentet e tij për Ligën e Kampionëve, mirëpo portugezi vazhdoi duke e lavdëruar rivalin e tij argjentinas për arritjet e tij.

“Messi është një lojtar i shkëlqyeshëm që do të mbahet mend jo vetëm për Topat e Artë të rij, por edhe për faktin se ai është intervistuar – sikur unë – vit pas viti”.

“Unë zgjohem çdo mëngjes me idenë për t’u stërvitur dhe me qëllimin për të arritur diçka më të madhe. Falë Zotit, mua nuk më mungojnë paratë, kështu që unë e kam synim vetëm të fitoj një vend në histori të futbollit”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...