Giggs befason me fjalët pas humbjes ndaj Shqipërisë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Trajneri i Uellsit, Ryan Giggs, është shfaqur i zemeruar me lojtarët e tij pas humbjes 1-0 ndaj Shqipërisë, në një ndeshje miqësore të martën në Elbasan.

Goli i Bekim Balajt nga penalltia pas një ore lojë qe i mjaftueshëm për Shqipërinë t’i mposhtë vizitorët nga Uellsi në “Elbasan Arena”, transmeton Gazeta Express.

Giggs ka thënë se lojtarët i tij ishin të vetëkënaqur dhe kjo nuk i ka pëlqyer atij aspak.

I pyetur sa e rëndësishme ishte kjo ndeshje ndaj Shqipërisë, Giggs ka thënë: “Është ndeshja e fundit deri në mars, është e fundit këtë vit për ne, dhe donim të fitonim. Ndaj Danimarkës luajtëm mirë, ndoshta merituam më shumë. Sot nuk luajtëm mirë, dhe morëm atë që meritonim. Nuk shënuam ato raste që patëm, dhe morëm humbjen që meritonim.

“Kam besim te ekipi, lojtarë të mirë, vetëm se sot nuk kishin përqendrim. Por, është një grup i mirë. Ndonjëherë, fiton më shumë kur humb një ndeshje”, shtoi Giggs. /Express

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...