Gianni De Biasi për “Personazhi i Vitit”

PUBLIKUAR

Gianni De Biasi për “Personazhi i Vitit”

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, është pjesë e tetë personaliteteve të sportit në krahinën e Friuli-Venecia-Giulias, të cilët po garojnë për çmimin “Personazhi i Vitit”.

Sondazhin e bën e përditshmja “La tribuna di Treviso”, e cila ka nisur që nga data 22 dhjetor dhe mbyllet më 31.

Deri dje në darkë, De Biasi ishte në vend të dytë me 24 për qind të votave (746 vota), teksa kryesonte presidenti i klubit të basketbollit, TV Basket, Paolo Vazoler, me 26 për qind të preferencave, transmeton Telegrafi.

Pas De Biasit vinte Alberto Perusi, kampion i patinazhit artistik, në çift me Izabela Gensi me 22 për qind (746 vota). Sakaq, De Biasi pritet të marrë edhe shumë vota nga shqiptarët. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...