Giampaolo shumë pranë shkarkimit, Milani nis kontaktet me Shevchenkon

PUBLIKUAR

Milani e ka kontaktuar trajnerin e Ukrainës, Andriy Shevchenkon, për postin e trajnerit por i ka thënë Marco Giampaolos edhe një ndeshje për ta shpëtuar punën.

Milani u mund 3:1 nga Fiorentina të hënën mbrëma, duke e regjistruar humbjen e katërt në gjashtë ndeshjet e para të sezonit të ri në Serie A, transmeton Gazeta Express.

Sipas Tuttomercatoweb, klubi kuqezi i ka nisur kontaktet me legjendën Shevchenko, i cili momentalisht është trajner i Kombëtares së Ukrainës.

43-vjeçari e mban postin e trajnerit të Ukrainës që prej verës së vitit 2016 dhe ka kontratë deri më 2020.

Ish-sulmuesi i ka kaluar dy periudha si lojtar i Milanit, nga viti 1999 deri më 2006 dhe si lojtar i huazuar nga Chelsea për sezonin 2008/09.

Giampaolo do ta ketë edhe një ndeshje për t’i përmirësuar gjërat, atë të fundjavës së ardhshme kundër Genoas, e cila është në krizë njëlloj si Milani. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...