Giampaolo buzë shkarkimit, Spalletti zëvendësuesi i tij në Milan, sipas mediave italiane

PUBLIKUAR

Milani është duke u përgatitur për ta shkarkuar trajnerin Marco Giampaolo, me Luciano Spallettin dhe Stefano Piolin si ky kandidatët më favoritë për ta zëvendësuar atë.

Ndërkohë, ish-trajneri i kuqezinjve, Gennaro Gattuso, është opsion, gjithashtu, transmeton Gazeta Express.

Fitorja 2:1 në udhëtim kundër Genoa në fundjavë nuk ishte e mjaftueshme për ta larguar presionin nga trajneri Giampaolo, për shkak se paraqitja e skuadrës ishe zhgënjyese dhe luante pa identitet.

Sky Sport Italia raporton se Milani nuk po e mohon shkarkimin e mundshëm të Giampaolos.

Zëvendësuesit e mundshëm të tij janë dy ish-trajnerët e Interit, Spalletti dhe Pioli. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...