Gëzim Mekuli, largohet nga Vetëvendosja: Tallja politike që ju bë sot popullit është shqetësuese, dëshpëruese dhe poshtëruese

PUBLIKUAR

Njëri nga aktivistët më të zëshëm të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) në diapsorë, Gëzim Mekuli, ka deklaruar se që sot e tutje nuk identifikohet më asnjë parti politike.

Ai në llogarinë e tij në Facebook e ka bërë sqarimin për largimin e tij nga VV- ja, e që sipas tij, është dështimi i mbajtjes së protestës së paralajmëruar për nesër nga opozita e bashkuar.

“Gjendja e krijuar sot, pavarësisht spjegimeve e fajtorëve, për natyrën time, është moralisht e papërballueshme, intelektualisht e pakuptueshme dhe, politikisht, e paspjegueshme. Vjedhja e energjisë që ju bë popullit sot, është e pafalshme; Tallja politike që ju bë, sot, popullit, është shqetësuese, dëshpëruese dhe, njëkohësisht, poshtëruese.

Sigurisht se unë do të vazhdoj të mbetem bir besnik i kombit dhe nderues, deri në përulësi, i së drejtës, mbrojtës i lirisë së shprehjes dhe gardian i mendimit të lirë. Si rrjedhojë, sot në publik, e me sinqeritetin më të lartë, shpallë se, Unë, Gëzim Mekuli, që sot, nuk identifikohem me asnjë parti politike” (sic.), ka shkruar Mekuli.

Ndryshe, Mekuli është magjistër i mediave dhe retorikës dhe prej vitesh jeton në Norvegji./Telegrafi/.

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...