Getinjo publikon fotografinë e parë me Vivienin pas daljes së saj nga BBVK

PUBLIKUAR

Të premten është eliminuar nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, modelja e njohur durrësake Vivien Thano.

Gjatë kohës sa ishte brenda, ajo krijoi një lidhje me reperin Getinjo, gjersa për shumë javë qëndroi pa të pasi ky i fundit vendosi të tërhiqej nga gara.

Tani pas daljes, Vivien është takuar menjëherë me të dashurin e saj i cili po e priste me padurim nga jashtë.

Foto: Getinjo/Instagram

Ka qenë Getinjo ai i cili ka publikuar një fotografi të tijën dhe Vivien, ku shihet duke e përqafuar me shumë dashur pas arritjes në shtëpi.

Foto: Getinjo/InstaStory

Ndërkohë entuziami në familjen Aliu për “nusen e re” duket të ketë qenë i madh, pasi vëllai i Getinjos reperi Mozzik, publikoi gjithashtu një InstaStory ku shihej një tupan.

Këtë ai imazh e publikoi si për të treguar që nga gëzimi, e kanë pritur nusen e re në shtëpinë e tyre me tupana. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Selin jep lajmin: Gimbos i’a kanë vjedhur makinen .. (Foto)

Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë...

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...