Younasi Gervinho pritet të largohet nga Roma pas shkarkimit të trajnerit Rudi Garcia.
Gervinho kishte një lidhje të veçantë me trajnerin francez Rudi Garcia i cili kishte këmbëngulur për transferimin e tij.
Por pas largimit të Garcias, duket se e njëjta gjë do të ndodh edhe me Gervinhon i cili ka dy oferta.
Oferta e parë është nga Kina ku po e kërkon skuadra Jiangsu Suning, ndërsa ajo e dyta është rikthimi në Francë.
Gjiganti francez Olympiqu Marseille është vënë në kërkim të sulmuesit afrikan dhe Roma mund ta lë atë të lirë.
Sipas medieve italiane Roma mund të kërkojë shkëmbim mes Gervinhos dhe sulmuesit Batsshuay të Marseilles. /Telegrafi/


