Gërvalla Selakoviqit: Babanë tim e vrau UDB’a në Gjermani, keni traditë të gjatë të vrasjeve

PUBLIKUAR

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka përmendur vrasjen e babait të saj, Jusuf Gërvalla, në Gjermani nga shërbimet sekrete serbe. Ajo ka thënë se këto vrasje janë traditë e vjetër e serbëve, që për pak u përsërit me Dick Martyn.

Ajo po ashtu tha se akuzat e Dick Martyt për Ksoovën do të rrëzohen në Gjykatë pasi nuk janë të vërteta dhe se ai nuk është mik i Kosovës, por i Serbisë.

“Babai im ishte një gazetar dhe muzikant në Kosovë. Ai u largua nga Jugosllavia që të shkonte në Gjermani dhe nga kjo tani ajo që quhej UDB, e tani BIA, që vranë në Gjermani në moshën 36 vjecare për qëndrimet e tij për lirinë e Kosovës dhe janë të njëjtët serbë që kanë vrarë mbi 39 disidentë kroatë në Gjermani. Është një traditë e gjatë e vrasjes së personave në Europë. Edhe kjo që Dick Marty tha, pasi ai nuk është mik i Kosovës dhe nuk do të jetë kurrë pasi akuzat që bëri ai do të bijnë në Gjykatë, por është mik i Serbisë dhe tregoi të vërtetën se deshët ju ta vrisni, është përvojë e gjatë e juaja. Të gjitha të nderuarit këtu e dinë“, tha ajo. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...