Gërvalla: Propozimi që “Guxo” të ketë dy kryetarë ka qenë ekskluzivisht i imi

PUBLIKUAR

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë që ideja që Partia “Guxo” të ketë dy kryetarë ka qenë e saj.

Gërvalla ka thënë që kolegët e saj, fillimisht kanë hezituar kur i është dhënë propozimi.

“Ky propozim ka qenë ekskluzivisht i imi. Të gjithë kolegëve që ua kam propozuar fillimisht duke përfshirë edhe Fatonin, kanë hezituar. Që nga zgjedhja e presidentes, unë e kam kryesuar partinë deri në kuvendin zgjedhor. Për gjithëkënd ka qenë e qartë që një prej kandidaturave do të jetë e imja, nuk kemi pasë proces të kontestimit të kandidaturës sime”, tha ajo.

Tutje Gërvalla ka thënë që nga ky pozicion i fortë e ka pasë shumë të lehtë që të bëjë një propozim të tillë.

“Partia e re politike, kërkon shumë punë dhe shumë angazhim. Mendoj që së bashku me kolegun tim Peci, kemi mundësi që punë t’i ndajmë në atë mënyrë që as partia, as aktivistët dhe as proceset politike të mos vuajnë nga mungesa e ndonjërit prej nesh”, u shpreh Gërvalla në Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...